Spitali Regjional i Gjakovës ka njoftuar se pas një beteje me pandeminë Koronavirus ka ndërruar jetë mjeku Ali Tolaj, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se Dr Ali Tolaj nuk arriti që ta mposhtë luften me këtë pandemi.
Më tej kërkohet nga qytetarët në respektimin e masave pasi që virusi nuk është lojë!
Postimi i plotë i Spitalitit të Gjakovës:
Na trishtoj pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije.
Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988,Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite.
Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim! /InLajmi/