Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Avdullah Hoti, ka deklaruar se është në interes të vendit që të ketë bashkëpunim institucional, raporton InLajmi.
Thaçi ka thënë se në këtë frymë sipas tij ishte edhe takimi me Hotin
“Është jetik për vendin dhe qytetarqt që ky bashkëpunim të ekzistojë ”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se kanë diskutuar lidhur më tejkalimin e COVID 19.
Presidenti Thaçi ka thënë se ka diskutuar edhe për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se është inters të Kosovës që ky dialog të vazhdojë.
Ne duhet të qartësojmë raportin më Serbinë, ku do të ndodh njohja reciproke.
Ai tha se dialogu me Serbinë është politik. Sipas tij në këtë proces duhet të ketë kocensues.
Kryeministri Hoti nga ana tjetër ka thënë se në këtë takim ka thënë se pret që shumë shpejt të votohet rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimkëmbje ekonomike.
Sa i përket dialogut për Serbinë ai ka thënë se ka informuar presidenitn për ecurinë e këtij dialogu.
“Ne do të sigurohemi që në asnjë moment ky dialog mos të rrëshqas në dialog teknik, por ta përmbyllim me njohje reciproke”, është shprehur Hoti.
Ai ka thënë se në këtë proces kemi vëmendjen të shteteve të BE-së dhe Amerkiës. /InLajmi/