Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi është shtrirë në spital, shkruan InLajmi.
Në një prononcim për InLajmin Krasniqi ka thënë se i është nënshtruar një operacioni në zemër.
“Për momentin jam në spital. Gjendja ime është stabile. Kam kryer një ndërhyrje në zemër ku më janë vendosur dy stenta. Besoj se po lirohem sa më shpejt nga spitali”, tha Ramdan Krasniqi për InLajmi.
Dani theksoj se nuk është i prekur nga koronavirusi mirpo kjo qe ndodhi është fatkeqësi nga Zoti.
“Nuk jam i prekur nga Codivi siq kanë menduar shumë gazetarë por në spital jam i shtrirë si pasojë e një nënshtrimi të operacionit”, tha Dani.
Gjithashtu Dani tha se gjatë kësaj vere do të vinë edhe shume projekte të reja e që nuk ka përjashtuar edhe bashkëpunime./InLajmi/