Bekim Haxhiu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu që është edhe mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, ka treguar se si e ka kapur duke kopjuar një student, përcjell InLajmi.
Forma e kopjimit, sipas fotografive të publikuara ishte me një “orë të mençur”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë thirrje që gjëra të tilla mos të përsëriten.
Postimi i plotë i tij:
Mos kopjo!
Mëso!
Nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!
Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjës së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë./InLajmi/