Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se do të kandidojë përsëri si kryetar i Komunës së Mitrovicës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Nuk do të lejoj në vitin 2013. Nuk do t’i lë qytetarët në atë situatë që i kam gjetur”, është shprehur Bahiri.
Ai tha se në zgjedhjet e radhës do të kandidojën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për karrigen e të parit të Mitrovicës.
“Le të dalin të gjithë, kryetari Bahtiri do të jetë vetëm me VV-në”, ka thënë Bahtiri.
Tutje, ai iu bëri thirrje të gjitha partive që të bëhen bashkë kundër tij në garë.
“Nga ky moment e bëj kandidaturën publike. Të gjitha partive ju them bëhuni të gjitha dorë për dhe hajde garojmë”, shtoi Bahtiri.