Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë dhunuar një femër, përcjell InLajmi.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim
“Lidhur me rastin me datën 23.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte dhunuar viktimën e miturën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim. Rasti vazhdon të hetohet.”, njofton Policia e Kosovës. /InLajmi/