UNDP-ja ka dorëzuar si donacion 41 mijë komplete testimi në luftën për koronavirus Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton InLajmi.
Donacioni është financuar nga Luksemburgu dhe Austria, i cili po konsiderohet si i mirëseardhur për personelin shëndetësor.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do ta lehtësojë luftën kundër pandemisë COVID-19.
“Jemi në një front të përbashkët të angazhimit për t’ia lehtësuar qytetarëve luftën me pandeminë. Jemi këtu për ta falënderuar ambasadorin në emër të qytetarëve dhe UNDP-në që e kanë realizuar në kohë rekorde sjelljen e testimeve dhe do të na lehtësojë luftën tonë në situatën në të cilën gjendemi”, tha Zemaj.
I pari i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të respektohen masat në mënyrë që mos ngarkohet personali shëndetësorë.

“Mendoj që me ngritjen e këtyre kapaciteteve sado pak mund të arrijmë dhe ne të jemi më stabil që të ecim më tutje
Ndërkaq drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka thënë se tash janë rritur edhe kapacitetet e testimeve.
Ai ka thënë se do të rritet numri i testimeve edhe në 6 institutet rajonale.
“Kanë sjellë në kontingjentin më të madh të testeve laboratorike dhe kanë sjellë 41 mijë teste të cilat do të shërbejnë për diagnostikimin laboratorik të virusit COVID-19.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se Austria do të vazhdojë gjithmonë ta ndihmojë Kosovën e jo vetëm këtë herë me testime. /InLajmi/