Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ridvan Tahiri ka reaguar këngëtares së muzikës turbo folk, Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”, përcjell InLajmi.
Tahiri i thotë ish-gruas së kriminelit Arkan, që ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur vogëlushe se edhe ai dikur ishte vogëlush e me vogëlusha tjerë e kanë bërë burrin e saj me gjithë ushtrinë të ndihen të turpëruar.
Dua Lipa, së fundi iu bashkua kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps, ndërsa më pas e postoi një hartë të Shqipërisë Etnike. Lidhur me këtë, ish-ushtari i UÇK-së ka thënë se Kosova mburret si me Duan ashtu dhe Rita Orën që janë simbole të kombit shqiptar.
Postimi i plotë i tij:
Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te nndihet i turperuar.
Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend.
Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim,kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty./InLajmi/