Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar protesta e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, raporton InLajmi.
Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.
Lami Balaj, kryetari i Sindikatës, ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë dhe ta shpëtojnë kompaninë sepse sot janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve.
“Sot një person në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai.
Ai ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria që të marrin përgjegjësinë lidhur më situatën në Telekom./InLajmi/