Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të veproj dhe të ndihmojnë gastronomët e Kosovës në këtë kohë pandemie, raporton InLajmi.
Krasniqi than ë seancën e sotme plenare se gastronomia është njëri ndër sektorët më vital të vendit ku punësohen me mijëra punëtorë.
Ai kërkoi nga Qeveria që menjëherë sektorit të gastronomisë t’ua japë nga 170 eurot e premtuara, t’ua mbulojnë qiratë e lokaleve për 50 për qind dhe t’ua shtyj pagesat e kredive.
“Pa hy me vlerësua se a ka qenë e drejtë apo sa ka qenë e drejtë çështja e ndalesës nga ora 21:00 e tutje unë kam parë që edhe gastronomët e kanë shprehur mirëkuptimin e tyre për këtë çështje, por në momentin që ne si shtet, në këtë rast Qeveria e cenon një të drejtë të dikujt, atëherë duhet me pas edhe një masë të lehtësimit apo të kompensimit të asaj çështje, do të thotë ne sot i kemi sjellë para falimentimit të gjithë gastronomët e Kosovës.
Ai tha se nuk beson se edhe një muaj shumica e tyre munden të mbijetojnë dhe se në anën tjetër, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i ndihmuar ata.
Krasniqi poashtu tha se derisa Qeveria ka kufizuar orarin e punës, minimum i korrektësisë do të ishte që të gjejnë forma të ndihmesës së gastronomëve pasi siç tha Krasniqi, gastronomia është ndër sektorët më vital të vendit./InLajmi/