Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli ka njoftuar se ka kaluar sfidën me pandeminë COVID-19, përcjell InLajmi.
Avdyli ka thënë se që nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, është shpallur i shëruar nga koronavirusi
Ai ka shtuar se ka qëndruar për 3 javë rresht i izoluar, dhe se tani do t’i kthehet obligimeve të cilat e presin.
Postimi i plotë i tij:
Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.
Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.
Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi. /InLajmi/
