Ministri i Infastrukturës, Arban Abrashi gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, përcjell InLajmi.
Temë diskutimi në këtë takim ka qenë mbështetja e këtij sektori të ekonomisë, i cili po përballet me problem financiare për shkak të gjendjes pandemike të krijuar në vend.
Ministri Abrashi tha se do të gjejnë modalitete me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor për t’iu dalë në ndihmë në çdo aspekt, duke punuar bashkë për ta gjetur një zgjidhje.
Abrashi poashtu kërkoi nga transporti ta vazhdojnë punën duke i sigururar se mbështetja e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë.
Ndërsa kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, tha se humbjet në ktë sektor janë të mëdha prandaj kërkojn mbështetje për transportin rrugor./InLajmi/