Është duke vazhduar seanca e kaluar e Kuvendit ku mbetën pesë pika të papërfunduara, shkruan InLajmi.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami që të merret një vendim për pagë shtesë për Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Sot ne piken jashte rendit te dites ne Kuvendin e Kosovës kerkova nga Kryeministri Hoti dhe nga Ministrja e Financave Hykmete Bajrami qe ne mbledhjen e ardheshme te Qeverise te merret nje vendim per page shtese per Policine e Kosovës te cilet ne kohe pandemie jane duke punuar me orar te zgjatur nga 12 ore ne dite.
Policia e Kosovës po e bene nje pune te shkelqyeshme per te mbrojtur qytetaret nga perhapja e virusit Covid-19 andaj ata meritojne trajtim te dinjitetshme dhe kjo është urgjente qe sa me pare te merret ky vendim./InLajmi/