Treningu pilates i cili ndihmon që trupi juaj të duket dukshëm më i hollë dhe më i tendosur!
Praktikimi i rregullt i pilatesit do t’ju ndihmojë që t’i tendosni dhe t’i zgjasni muskujt tuaj, të përmirësoni linjën e trupit dhe të mësoni se si të merrni drejt frymë dhe të tendosni trupin.
Gjithashtu ndihmon që të qetësoheni, të relaksoheni dhe të eliminoni stresin.
Me ushtrimin e pilatesit trupi bëhet më i formësuar, ndërkaq muskujt të hollë. Posaçërisht janë të përshtatshme për të gjitha ato të cilave nuk u pëlqejnë apo për shkak të ndonjë arsyeje shëndetësore nuk mund të praktikojnë kardio-treningë të lodhshëm.
Ju rekomandojmë treningun pilates prej 20 minutash i cili ndihmon që ta bëni trupin më të gjatë dhe të dukeni më të dobëta, ndërsa njëherësh që muskujt tuaj të bëhen më të fortë dhe më të zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Rezultatet më shpejt do të jenë të dukshme nëse ushtroni tri herë në javë.