Nisja e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta në vend si nga qytetarët, ashtu edhe nga krerët politik, përcjell InLajmi.
Melihate Termkolli nga LDK-ja, thotë se në Kosovë ka më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e banorëve, derisa thotë se ndërtimi i një xhamie tjetër shtesë është në favor të politikanëve që ia kanë shitur shpirtin djallit.
“Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami. Veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit dhe bëjnë punën e tij, nuk ka mjaftueshëm Xhami”, ka shkruar Termkolli.
Sipas saj, Kosova është shumë më keq sesa ka propaganduar Serbia, duke thënë se tashmë është koha e zuzarëve dhe jo atdhetarëve.
“Këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull. Këta nuk kultivojnë as nuk mbrojnë asnjë vlerë tonën kombëtare, as politike as kulturore. Turkoshakë e anadollakë!Kohë e zuzarëve është kjo, jo e atdhetarëve”, , ka përfunduar ajo./InLajmi/