Latif Kryeziu, drejtor i SHELL Kosova dje ka ndërruar jetë ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot, përcjell InLajmi.
Udhëheqës më të lartë të shtetit të Kosovës kanë shprehur ngushëllime familjes për ndarjen e tij nga jeta.
Kryeziu ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm të Kosovës dhe vlerësohej si koleg i përkushtuar, e biznesmen human e shembullor.
Njoftim mbi ceremoninë e varrimit të Latif Kryeziut:
Njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit se ceremonia e varrimit e të ndjerit Latif Kryeziu, do të bëhet sot me datën 22.07.2020.
Duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec në Komunën e Malishevës./InLajmi/