Ku janë shqiptarët, nuk e thonë kot se ka atmosferë, e të tillë duke pirë e brohoritur mund t’i gjesh në një qytet të Gjermanisë.
Ata mblidhen në kafenenë e Miqail Beadinit, e cila në mes të Gjermanisë, mbanë ngjyrat kuq e zi në çdo kënd dhe ka emrin “Shqiponja”.
Është më se evidente se ka aq shumë shqiptarë në Gjermani, por këto fotografi të siguruara nga gazetametro.net tregojnë se ata jetojnë më të bashkuar se kurrë.
Ata përcjellin me fanatizëm çdo ndeshje të kombëtares dhe përfaqësueses së Kosovës, për çka, ata thonë se janë shumë krenarë.Kjo kafene ndodhet në qytetin gjerman Alsdorf, e cila ësht në Komunën Aachen, e që ndodhet shumë afër kufirit me Holandën dhe Belgjikën