Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton InLajmi.
Quni tha se në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojnë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit.
Ministria e Mbrojtjes mbi këto specifika që i ka, është duke u përpjekur që në bashkëpunim me institucionet tona dhe me partnerët tanë strategjik që të jetë transparent para qytetarëve dhe komunitetit tonë strategjik”, u shpreh ai.
Quni shtoi se deri në vitin 2028, FSK-ja do të jetë garantuese e stabilitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB-së.
“Përkundër saj që ne ballafaqohemi më këtë situatë te pandemisë, ne besojmë se deri në vitin 2028, FSK-ja do të jetë garantuese e stabilitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB-së”, tha Quni.
“Gjatë kësaj pandemie kemi arritur që t’i asistojmë autoriteteve civile, duke e siguruar flotën tonë për t’i shoqëruar qytetarët nga aeroporti deri në Qendrën e karantinimit, ku kemi bartur mbi 3 mijë qytetarë. Gjithashtu kemi asistuar edhe nëpër komuna për të ndërtuar shtabe e kështu më radhë”.
Ndërkaq, Rexhep Selimi nga VV kërkoi të dijë nëse Qeveria i ka marrë për bazë kërkesat e tyre.
“Fal përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, po arrihet që të përmbushen detyrimet”, u përgjigj Quni.
“Po ashtu janë programet e industrisë së mjeteve ushtarake, që nga pajisjet ushtarake e deri te ato të IT-së, që për nga kostoja tona janë shifra astronomike e që ne e kemi të pamundur ta mbulojmë”, shtoi ministr.
Ganimete Musliu pyeti Qunin nëse ekziston ende ideja për shërbim ushtarak të detyrueshëm.
“Është e vërtete se shërbimi obligativ ushtarak merr kohë të gjatë. Ka qenë një pajtueshmëri e ish-qeverisë Kurti, por edhe tani ekziston ky harmonizim që në një kohë të afet të jetë ky shërbim ushtarak i detyrueshëm. Është një ide që do ta garantojë stabilitetin dhe integritetin e territorit të Kosovës por gjithnjë në kuptimin e një edukimi gjeneral”, u përgjigj Quni teksa tha se nëse një i ri kalon në këto faza, do të jetë shumë më i përgatitur dhe do ta ketë më të lehtë funksionimin e tij.
I pari i FSK-së shtoi edhe se numri i të infektuarve të ushtarëve është minimal, por që nuk dha asnjë shifër të saktë./InLajmi/