Regjistrohet edhe një viktimë nga koronavirusi është shënuar në Kosovë, përcjell InLajmi.
Viktima J.H nga Kamenica, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili po ashtu ka konfirmuar se ky është rasti i dytë me fatalitet nga koronavirusi në këtë qytet.
Postimi i plotë i tij:
Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.
Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart.
Ngushëllime të sinqerta familjes!/InLajmi/