Kreu i AKR-së Ramush Haradinaj, u shpreh i bindur se në rast në konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, presidenti i vendit Hashim Thaçi do të jap dorëheqje.
Haradinaj theksoi se koha se kur jep dorëheqje presidenti është kalkulim i tij.
“Kjo situatë nuk është e mbyllur, i ka dy momente, është publikimi i aktakuzës, pra një njoftim zyrtar që pasoi me intervistimin e presidentit, por është edhe momenti tjetër që pritet, do të thotë hedhja poshtë ose vendimi për konfirmim.
Ai tha se tani mendoj se edhe dorëheqja nuk duhet të shihet në një afat të caktuar kohor, a është në ditën e parë apo në ditën kur ngitet aktakuza, por mund të vijë ajo ditë nëse konfirmohet aktakuza kur presidenti do ta merr vendimin e tij pra për dorëheqje.
Unë vendimin e kam marrë në ditën e parë. Ndërsa edhe presidenti në aspektin kohor mund ta kalkuloj, por kur të ngritet aktakuza ai ashtu siç ka deklaruar edhe vetë ai do të jap dorëheqje”, tha Haradinaj, aj në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje Haradinaj tha se intervistimi i Thaçit në Hagë ndikon në sovranitetin e vendit, sepse bëhet nga gjykatës dhe prokurorë të huaj.