Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në rrejtin social Instagram, përcjell InLajmi.
Emina asistohet nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.
Fatmirësisht Emina doli negative, por thotë se kjo është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.
“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo./InLajmi/