Kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi ka thënë se debati i krijuar lidhur me ndërtimin ose jo të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka ndjeshmëri të jashtëzakonshme.
Çerkezi madje shprehet në Info Magazine potencon se në Kosovë ka nevojë për debate të mirëfillta shkencore që japin mesazh në orientimin e krerëve apo institucioneve.
”Për mua lajmi i sotëm, paraqet një ndjeshmëri jashtëzakonisht të madhe. E shoh me një sy pak më ndryshe, jo vetëm çështjen e ndërtimit të Xhamisë”.
”Ka nevojë për debate të mirëfillta shkencore, që mbjellin një orientim të krerëve dhe të institucioneve. Zanafillat vie prapë tek çështja e ndjeshmërisë tek çështja fetare”.
”Nëse merren argumente të çështjes së arkitekturës duhet të merren njerëz që merren me këto punë. Projektin duhet ta diskutojnë ekspertët e fushës”, njofton Klan Kosova.
”Mua më intereson ruajtja e trashëgimisë kulturore. Janë prapë njerëzit ekspertë që duhet të merren me këto punë. Nuk kemi absolutisht asnjë kusht elementar për jetë përveç bllokimit përbrenda banesave”.