Sot ka ndërruar jetë biznismeni i njohur Latif Kryeziu i cili i dha shumë ekonomisë së vendit, përcjell InLajmi.
E nga ky lajm i pikëlluar ka mbetur edhe presidenti Hashim Thaçi i cili tha se të ndjerin e kishte mik për dy dekada.
Postimi i plotë i tij:
Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. HTH/InLajmi/