Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, thuhet se ka kërkuar largimin nga Manchester City
Arijanet Muric ishte i huazuar nga Manchester City te Nottingham Forest në sezonin e fundit, teksa marrëveshja e huazimit tashmë ka skaduar.
Sipas burimeve të gazetarit kosovar, Arlind Sadikut, 21 vjeçari nuk e dëshiron rikthimi në ‘Etihad’, por klubi nuk e mendon shitjen e tij.
“Ndonëse ende nuk ka përfunduar sezoni në Championship, portieri i Kosovës Aro Muric është larguar nga Nottingham Forrest, ngase i ka skaduar kontrata e huazimit nga Manchester City. Sipas burimeve të mia, Muric dëshiron të largohet nga Manchester City, por këta të fundit nuk janë të interesuar ta shesin, por ta huazojnë në një klub tjetër. 21 vjeçari ka kontratë me ‘Citizens’ deri në vitin qershor 2024. Oferta për transferimin e Muric ka nga skuadra angleze, franceze e italiane.
Në këtë edicion, portieri kosovar ka luajtur vetëm 5 ndeshje me Nottingham Forrest” – ka shkruar Sadiku.
