Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Nga këta pacientë 58 të konfirmuar, dhe 8 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 5 Pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me koronavirus.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 6 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.
Në ditët e vikendit 228 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.906 analiza./InLajmi/