Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike, Ruzhdi Kurtishaj ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e biznismenit kosovar, Latif Kryeziu, përcjell InLajmi.
Ai shprehu ngushëllimet edhe në emër të anëtarëve të Kryesisë së OEK, duke e cilësuar humbjen e tij, si goditje për ekonominë e vendit, pasi që i ndjeri ishte pronar i “Shell Kosova” e cila ka rreth 60 pika të derivateve në vend.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen tuaj në amshim.
Ishe shtylla e sektorit privat dhe mbështetës i madhë i Odës Ekonomike tē Kosovës.
Në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit dhe antarëve tjerë të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës shprehë ngushllimet të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë shoqërisë.
Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës miku im Latif Kryeziu!/InLajmi/