Përfaqësuesit e fitneseve në vend pas disa takimeve që kanë mbajtur me Drejtorin e Departamentit të Sportit, Iber Alaj, dhe ministrën e Kulturës, Vlora Dumoshi, pasi nuk është marrë ndonjë vendim, kanë paralajmëruar protestë, përcjell InLajmi.
Kërkesa e tyre është të rihapen fitneset, sipas rregullave të IKSHPK-së, duke e ruajtur distancën.
Numri i protestuesve parashihet të jetë nga 100-200 persona, në sheshin Skenderbeu në ora 11:00.
Parashtruesit e kësaj proteste janë të gjithë përfaqësuesit e fitneseve në Kosovë./InLajmi/