Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka zhvilluar një bisedë telefonike përmbajtësore me homogolun nga Letonia, përcjell InLajmi.
Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook tha se ka kërkuar nga Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane
Postimi i plotë i saj:
Zhvillova një bisedë telefonike përmbajtësore me homogolun nga Letonia, z.Edgars Rinkēvičs.
Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ritheksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.
Rikonfirmova gadishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetitin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës.
Kërkova që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane./InLajmi/