Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, raporton InLajmi.
Ahmeti u shpreh se me Bashën kanë biseduar për çështje të rëndësishme për të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një konferencë të përbashkët për media, Ahmeti tha se nevojitet një dakordim i spektrit politik në vend dhe Shqipëri.
“Me Bashën biseduam për ngjarjet e fundit politike jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri por e them me theks të veçantë për Kosovën, të cilin e falënderoi për interesimin që ka pas për Kosovën”.
Ndërsa ryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se përparimi i Kosovës drejt integrimit euroatlantik është një rrugë e gjatë por e mundshme.
Basha po ashtu theksoi se në këtë periudhë Kosova ka nevojë për kohezion real të forcave politike./InLajmi/