Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar një donacion nga Ambasada amerikane për nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen testit të Maturës, raporton InLajmi.
Ky donacion përbëhet me maska e alkool e që ishte i mirëseardhur për këtë ministri.
Ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj, falënderoi ambasadën amerikane në Kosovë.
“Natyrisht se me Ambasadën kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, por kjo ka qenë një ndihmë e mirëseardhur”.
Courtney Olson, nga ushtria amerikane, tha se janë të lumtur që ky donacion po dorëzohet për këta të rinj./InLajmi/
https://vimeo.com/440282550