Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, të cilin e ka falënderuar për qëndrimet e tij kundër idesë së shkëmbimit territorial, raporton InLajmi.
“E falënderova zoti Bashën për qëndrimin e tij kundër aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që secili në Shqipëri të flasë më zë po aq të qartë kundër këtyre ideve, të cilat shkojnë kundër sakrificës së popullit të Kosovës”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Kuvendit foli edhe për kërkesën e kryeministrit Avdullah Hoti që të raportojë në Kuvend pas dialogut që ka zhvilluar në Bruksel.
“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit që të kemi raportim nga kryeministri dhe tani pasi që e morëm letrën nga ai dhe pas konsullatave që kam marrë nga kryesia, kemi vendosur që ky raportim të bëhet të premten në ora 12:00 besoj se do ra kemi raportimin e kryeministrit Hoti, pasi që kemi shumë tema përpara siç është Telekomi e tema tjera”, u shpreh Osmani.
E kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha se e rëndësime në këtë fazë është që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke.
“Dua të ju falënderoj në mbështetje në agjendën politike dhe dialogut me Serbinë. Për mua mbështetja totale e institucioneve tona është orientimi i parimeve dhe e themi se dialogu është rruga përpara me njohje reciproke”, tha Basha./InLajmi/