Nga sot do të fillojë faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili tha se qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm.
Andaj, Ahmeti ka apeluar qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura dhe të kufizojnë daljet së paku për një orë.
Postimi i plotë i tij:
Nesër, e Hënë, 20 Korrik në ora 19:30 fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Bashkëveprimi me qytetarët në këtë proces është i rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë.
Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Natën e mirë për sonte!/InLajmi/