Të dy këngëtarët janë shumë të përfolur në media, duke u ndjekur çdo lëvizje që bëjnë, shkruan InLajmi.
Fjala është për ish çiftin Loredana dhe Mozzik të cilët edhe pse të ndarë, nuk i kanë ndalur mesazhet e tekstet dedikuese për njëri-tjetrin.
Ky i fundit ishte përfolur së fundmi për këngën “Dhelpër Dinake” e cila thuhej se ishte dedikim për ish gruan me të cilën kanë edhe një vajzë.
E Loredana sot ka publikuar një video në instastory, ku shihet duke e ndëgjuar këngën e këngëtarit “Kidda” i cili ndër të tjera në tekstin e tij flet për mallin e tij që e ka për dikënd.
Si duket reperja ende ka shkëndija dashurie për Mozzikun, ani pse ende nuk dihet arsyeja e ndarjes./InLajmi/