Kanë pritur të paktën 5 muaj, por nga kjo e hënë, kandidatët për patent shofer, mund të paraqitën për testim.
E në qendrën për patent shofer në Prishtinë, u panë numër i madh i aplikuesve që po mbanin distancën e kërkuar.
Shoferët e ardhshëm, mezi e kanë pritur këtë moment.
Se gjithçka po shkon siç e kanë planifikuar tregon Xhevdet Anadolli-Kordinator i qendrës për patent shofer në Prishtinë, raporton T7.
Ky vendim ka gëzuar pronarët e autoshkollave.