Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa, lajmin për vdekjen e Musës e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.
“Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar”, ka shkruar ajo./InLajmi/