Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e ka mbështetur fushatën në rrjetet sociale të dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora.
Ato para disa ditësh kanë filluar një fushatë lobimi për ta vendosur Kosovën në hartën e vendeve.
“Jo vetëm që jam krenare dhe i inkuarajoi që ta vazhdojnë këtë rrugë. Ndikimi i postimeve të Duas dhe Ritës, është më i madh sesa të gjithë neve që mundohemi, sepse këtu brenda ka aktivitet të zbehtë edhe sa i përket njohjeve.
Një meritë i takon edhe prindërve të Duas, që në çdo aktivitet qoftë humanitar e kanë përmendur Kosovën”.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se mediat gjithmonë po i tregojnë shqiptarët si inferiorë ndaj Serbëve.
“Pse psh vëmendje nuk merr edhe deklaratat e tenistit Novak Gjokoviq, që ka marrë një mirënjohje sikur edhe ata që e kanë shkaktuar masakrën e Srebrenicës”.
“Paramendoni, një studiues serb ka shkruar në Twitter, se është vërtëtuar se shqiptarët e kanë ADN-në njerëzore, domethënë se shqiptarët nuk i kanë parë si njerëz”.
Ajo në Info Magazine në Klan Kosova shtoi se Kosova në raport me Serbinë ka nevojë për unitet të brendshëm.
“Kosova ka nevojë për një unitet të brendshëm. Është e rëndësishme që të koordinohemi dhe të ndërtojmë një strategji të lobimit”