Një vrasje tronditi sot qytetin e Fushë Kosovës, ku dyshohet se djali me të meta mendore ia ka prerë kokën babait të tij me sëpatë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net vrasjen në Fushë Kosovë por nuk ka dhënë detaje.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se vrasja ka ndodhur rreth orës 16:50 dhe është arrestuar një person i dyshuar.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar.
Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.