Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Albulena Balaj-Halimaj ditën e sotme e ka nisur duke pastruar memorialin “Heroinat”, përcjell InLajmi.
Balaj-Halimaj këtë inciativë e ka marrë pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet.
Postimi i i plotë i saj:
Ditën sot e nisa duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet.
Ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Iu bëj thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore./InLajmi/