Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se situata me koronavirus mbetet edhe më tutje e rënduar, përcjell InLajmi.
Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me kujdes të shtuar.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmengjesi Prishtinë!
Ju urojmë një javë të mbarë e të bukur. Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!/InLajmi/