Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook po vazhdon të postojë nga eksperienca e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë radhazi, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë akoma e konfirmuar për krime lufte, përcjell InLajmi.
Presidenti, që dje iu adresua qytetarëve përmes një videoje, sot ka publikuar një album fotografish.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, ka shkruar Thaçi.
Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të ejtën, ndërsa të shtunën premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë./InLajmi/