Me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme sot është lejuar të mbahet gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Shenjtë në Gjakovë.
Por kjo garë sportive është ndërprerë nga Policia e Rajonale e Gjakovës. Arsyeja është se nuk janë respektuar masat e vendosura nga institucionet gjegjëse në luftën kundër koronavirusit.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontakuar me drejtori i Policisë për Regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ky eveniment ishte lejuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por se policia është dashur ta ndërpresë pasi janë tubuar qytetarë të shumtë.
Ai ka thënë se rreth 500 persona janë shpërndarë nga Policia e Kosovës tek Ura e Shenjtë.