Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 53 pacientë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Prej tyre 20 janë të konfirmuar si pozitivë, e 33 janë me simptome dhe në pritje të rezultateve.
Ndërkohë nga personat që po marrin trajtim 21 janë në oksigjenoterapi, është njoftuar nga Spitali i Gjakovës.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Gjakovës:
Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:
Dr.Afrim Dervishi,Dr.Galina Berisha,Dr.Flamur Marku,Dr.Kushtrim Xhiha dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 19.07.2020 gjendja është si vijon:
- 53 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
•20 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•33 pacientë presin rezultatet,
•21 pacientë janë me oksigjen.
Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!