Numri i viktimave globalisht nga koronavirusi u rrit në 600 mijë, pasi vendet e ndryshme të botës raportuan rritje të rasteve të reja.
Sipas mediave të huaja, së fundmi Hong Kong-u paralajmëroi për një ringjallje të koronavirusit, derisa nxori edhe rregulla të ashpra për bartjen e maskave.
Vendi më i goditur në botë nga koronavirusi është SHBA me 3.7 milionë raste dhe 140 mijë viktima.
Në vendin e dytë radhitet Brazili me 2 milionë të infektuar, dhe thuhet se 78 mijë njerëz kanë ndërruar jetë, pasuar me Indinë e cila raportoi 1 milion të infektuar, përcjell Telegrafi.
Shqetësimet mbi pandeminë po rriten, ndërkohë thuhet se sëmundja po “ringjallet” kohëve të fundit, ndërkaq ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se situata do të përkeqësohet secilën here e më shumë, nëse vende nuk zbatojnë masat paraprake.




















