Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Visar Hoti është shëruar nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Hoti ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, pasi siç ka thënë ai kronavirusi nuk zgjedh moshë dhe as gjini.
Postimi i plotë i tij:
Mirmëngjesi,
Përballja ime me virusin Covid 19 morri fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqt e mi të dashur.
Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe.
Covid 19 nuk zgjedh moshë e as gjini, bëni kujdes, duke ruajtur vehtën keni ruajtur edhe të tjerët.
Bashkë do t’ia dalim!/InLajmi/