Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka thënë se është pezulluar fushata për çnjohjen e Kosovës.
Kjo pasi sipas tij, Prishtina gjithashtu është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
Daçiq e ka përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është e vetmja mundësi reale për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, shkruan gazeta Blic.
Ai ka shtuar se do të nënshkruante një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë.