Analisti politik, Ilir Ibrahimi ju ka bërë thirrje që të qëndrojnë në Kosovë dhe mos ta kalojnë vikendin në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Sipas Ibrahimit, KJO do të ndihmonte shumë ekonominë e vendit nëse paratë do të shpenzoheshin këtu.
Postimi i plotë i tij:
Nëse 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar fundjaven në Shqipëri ku masat janë pothuajse inekzistente, çfarë logjike kanë masat në Kosovë.
Në një kohë kur sektori privat është para kolapsit, çdo vendim duhet të jetë i menduar mirë.
Nëse 100 mijë qytetarë do ti kishin shpenzuar ato para në Kosovë e jo në Shqipëri, biznesi do të ishte mirënjohës, sidomos sot kur çdo cent është i rëndësishëm.
P.S. patriotave para se të bëjnë komente se Shqipërinë e kemi nënë, ju them se Kosova ju jep me hangër./InLajmi/