Reperi Cozman njihet për disa hite, por për një kohë nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë, shkruan InLajmi.
Madje, gjatë kësaj mungese të tij, kanë qarkulluar thashetheme se reperi është larguar krejtësisht nga muzika.
Por, përmes një videoje, ai bëri të ditur se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe se shumë shpejt kthehet me këngë të re.
“Për krejt ata që po pyesin për muzikë, shumë shumë shpejt. S’e kam lënë unë muzikën”, janë fjalët e Cozman./InLajmi/