Rrugetimit për promovimin e turizmit shqiptar, “Pusho shqip konsumo shqip” gazetarët e vazhduan në Bashkinë e Sarandës ku me këtë rast kryetari i Bashkisë së Sarandës Ardian Gurma ndau qertifikatë mirënjohje pronarit të Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj për kontributin e dhënë për promovimin e turizmit shqiptar në këtë pjesë të Shqipërisë raporton InLajmi.
Kryetari Gruma tha se ndihet i privelegjegjuar që ka një bashkëpunëtor si Kurtishaj. Në anën tjetër pronari i Sharr Travel, Kurtishaj tha se kjo çertfikatë ështe njē befasi për të dhe se ia dedikon gjithë pushuesve kosovar që vizitojnë Saranden. Më tutje ai tha se Sharr Travel fillon sezonen në Sarandë me 17 shkurt në pëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe e mbaron me 28 nëntor me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. /InLajmi/