Në Kosovë gjatë ditës së djeshme janë testuar 564 persona të dyshuar për koronavirus ndërsa 145 prej tyre kanë rezultuar pozitivë derisa 171 pacientë janë shëruar, përcjell InLajmi.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh./InLajmi/