Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Hoti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pas bllokimi të llogarive të Telekomit, bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë diskutuar me drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Postimi i plotë i tij:
Pas situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës me bllokimin e llogarive, sot, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takuam drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës. Bashkë kemi nisur diskutimet për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje./InLajmi/

















